UNDP Executive Board Approves the New Country Programme for Albania, 2027–2031

New programme focuses on human capital, inclusive economic transformation, governance, environmental sustainability and human rights to support Albania’s EU accession and sustainable development ambitions.

September 2, 2026
UNDP Albania Country Programme Document 2027–2031

UNDP Country Programme for Albania 2027–2031

UNDP Albania

UNDP Executive Board has approved the new Country Programme for Albania 2027–2031, a five-year framework to support the country’s development priorities as it advances towards European Union (EU) membership and accelerates progress towards the 2030 Agenda and the Sustainable Development Goals (SDGs). 

The programme is structured around three interconnected priorities: inclusive human capital development; sustainable economic transformation and inclusive green growth; and governance, justice and human rights. It responds to Albania’s National Strategy for Development and European Integration 2022–2030 and the UN Sustainable Development Cooperation Framework 2027–2031, while contributing to UNDP’s global Strategic Plan 2026–2029.

At its core is a commitment to ensuring that development delivers opportunities for all, with particular attention to people and communities at greater risk of being left behind, including families in need, Roma and Egyptian communities, persons with disabilities, older people, young people not in education, employment or training, and rural communities.

Investing in people and better services: UNDP will support Albania in strengthening the institutions, systems and skills needed to deliver more inclusive and effective public services. This will include support for social protection and employment services, vocational education and training, digital and AI skills, and expanded opportunities for youth, women and persons with disabilities. The programme will also support the digital transformation of public services and responsible AI governance, while helping address risks associated with digital exclusion, data privacy and cybercrime. Municipalities and national institutions will be supported to provide better coordinated services, including stronger referral mechanisms for survivors of gender-based violence and measures to strengthen the care economy as a driver of social inclusion.

Supporting a competitive, green and resilient economy: UNDP will help Albania advance an economic transformation that is competitive, climate-resilient and nature-positive. Support will focus on helping small and medium-sized enterprises innovate and access regional and European markets, while strengthening environmental and natural resource governance in line with the EU acquis. The programme will advance Albania’s Nature Pledge and biodiversity protection, including through the development of the Natura 2000 network, while strengthening preparedness for climate adaptation, disaster risk management and future participation in carbon markets.

Strengthening institutions, justice and accountable governance: The programme will support reforms that strengthen public administration, justice, anti-corruption systems and public financial management, while helping align policies and regulations in line with international commitments and EU standards. UNDP will also support decentralization and stronger municipal capacities, creating more opportunities for citizens to participate in local decision-making. Assistance will extend to free legal aid, independent oversight institutions, and efforts to strengthen controls on small arms and light weapons and combat illicit trafficking.

Together, these efforts aim to strengthen the institutions and systems that underpin Albania’s EU accession process while making governance more responsive, transparent and accountable to people.

“With this new Country Programme, UNDP will help Albania build a future that is inclusive, in harmony with nature, and that delivers real improvements in people’s lives — accelerating progress on the Sustainable Development Goals, especially for those most at risk of being left behind.” — Randi Davis, Resident Representative, UNDP Albania.

The programme was developed through an extensive consultation process involving more than 600 stakeholders, including government institutions, civil society, vulnerable groups, the private sector, academia, media and development partners. An accompanying online consultation received more than 1,000 responses.

UNDP will continue to work closely with national and international partners including the European Union the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida), the Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), the Austrian Development Agency (ADA), international financial institutions and climate and biodiversity funds- including the Global Environment Facility (GEF), the Adaptation Fund and Kunming Biodiversity Fund (KBF). Working within the UN Country Team UNDP will help mobilize finance, innovation and expertise to accelerate progress towards the SDGs and support Albania’s long-term development and EU integration ambitions.


Versioni Shqip

Bordi Ekzekutiv i UNDP-së miraton Programin e Ri të Vendit për Shqipërinë, 2027–2031

Programi i ri përqendrohet te kapitali njerëzor, transformimi gjithëpërfshirës ekonomik, qeverisja, qëndrueshmëria mjedisore dhe të drejtat e njeriut, me qëllim për të mbështetur ambiciet e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Bordi Ekzekutiv i UNDP-së miraton Programin e Ri të Vendit për Shqipërinë, 2027–2031, një kornizë pesëvjeçare për të mbështetur prioritetet zhvillimore të vendit teksa ai avancon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe përshpejton progresin drejt Axhendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të). 

Programi është i strukturuar rreth tri prioriteteve të ndërlidhura: zhvillimi gjithëpërfshirës i kapitalit njerëzor; transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimi i gjelbër gjithëpërfshirës; si dhe qeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut. Programi është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 dhe Kornizën e OKB-së për Bashkëpunimin për Zhvillim të Qëndrueshëm 2027–2031, ndërsa kontribuon në Planin Strategjik global të UNDP-së 2026–2029.

Në thelb të tij qëndron angazhimi për të siguruar që zhvillimi të ofrojë mundësi për të gjithë, me fokus të veçantë te njerëzit dhe komunitetet në rrezik më të madh për të mbetur pas, duke përfshirë familjet në nevojë, komunitetet rome dhe egjiptiane, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të rinjtë që nuk janë të përfshirë në arsim, punësim apo trajnim, si dhe komunitetet rurale.

Investimi në njerëz dhe shërbime më cilësore: UNDP-ja do të mbështesë Shqipërinë në forcimin e institucioneve, sistemeve dhe kapaciteteve të nevojshme për të ofruar shërbime publike më gjithëpërfshirëse dhe më efektive.

Kjo do të përfshijë mbështetje për shërbimet e mbrojtjes sociale dhe punësimit, arsimin dhe formimin profesional, aftësitë dixhitale dhe ato lidhur me IA-në, si dhe më shumë mundësi për të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara. Programi do të mbështesë gjithashtu transformimin dixhital të shërbimeve publike dhe qeverisjen e përgjegjshme të IA-së, duke ndihmuar njëkohësisht në adresimin e rreziqeve që lidhen me përjashtimin dixhital, privatësinë e të dhënave dhe krimin kibernetik. Bashkitë dhe institucionet kombëtare do të mbështeten për të ofruar shërbime më të mirëkoordinuara, duke përfshirë mekanizma më të konsoliduar referimi për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe masa për forcimin e ekonomisë së kujdesit si një faktor nxitës të përfshirjes sociale.

Mbështetja e një ekonomie konkurruese, të gjelbër dhe të qëndrueshme: UNDP-ja do të mbështesë Shqipërinë në avancimin e një transformimi ekonomik konkurrues, të qëndrueshëm ndaj faktorëve klimatikë dhe pozitiv ndaj natyrës. Mbështetja do të përqendrohet në asistimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të sjellë risi dhe për të hyrë në tregjet rajonale dhe evropiane, duke forcuar qeverisjen e burimeve mjedisore dhe natyrore në përputhje me kuadrin ligjor acquis të BE-së. Programi do të avancojë angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Zotimit për Natyrën dhe mbrojtjes së biodiversitetit, përfshirë përmes zhvillimit të rrjetit “Natura 2000”, duke forcuar gatishmërinë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe pjesëmarrjen e ardhshme në tregjet e karbonit.

Forcimi i institucioneve, drejtësisë dhe qeverisjes së përgjegjshme: Programi do të mbështesë reformat që forcojnë administratën publike, drejtësinë, sistemet anti-korrupsion dhe menaxhimin e financave publike, duke ndihmuar në përafrimin e politikave dhe rregulloreve në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe standardet e BE-së. Gjithashtu, UNDP-ja do të mbështesë decentralizimin dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive, duke krijuar më shumë mundësi për qytetarët që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në nivel vendor. Mbështetja do të shtrihet edhe në ndihmën juridike falas, institucionet e pavarura të mbikëqyrjes dhe përpjekjet për forcimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe për luftimin e trafikimit të jashtëligjshëm.

Të kombinuara së bashku, këto përpjekje synojnë të forcojnë institucionet dhe sistemet që qëndrojnë në themel të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke e bërë qeverisjen më të përgjegjshme, më transparente dhe më llogaridhënëse kundrejt individëve.

“Me këtë Program të ri për Shqipërinë, UNDP-ja do ta ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë një të ardhme gjithëpërfshirëse, në harmoni me natyrën dhe që sjell përmirësime konkrete në jetën e individëve - duke përshpejtuar përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm - veçanërisht për ata që janë më të rrezikuar për të mbetur pas”. — Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri

Programi u zhvillua përmes një procesi të gjerë konsultimi me përfshirjen e më shumë se 600 grupeve të interesit, ku bënin pjesë ndër të tjerë institucionet qeveritare, shoqëria civile, grupet e cenueshme, sektori privat, akademia, media dhe partnerët për zhvillim. Një konsultim shoqërues në internet mori më shumë se 1000 përgjigje.

UNDP-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), institucionet financiare ndërkombëtare dhe fondet për klimën dhe biodiversitetin, duke përfshirë Fondin Global për Mjedisin (GEF), Fondin e Përshtatjes dhe Fondin Kunming për Biodiversitetin (KBF). Duke punuar në kuadër të Ekipit të OKB-së në Shqipëri, UNDP-ja do të ndihmojë në mobilizimin e financimit, novacionit dhe ekspertizës për të përshpejtuar përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) dhe për të mbështetur ambiciet afatgjata të Shqipërisë për zhvillim dhe integrim në BE.