The GEF Small Grants Programme and UNDP invite civil society organizations, community-based organizations and other non-governmental organizations to submit project proposals.
Open Call for Project Proposals for Small Grants under the Operational Phase Eight (OP8) of the GEF Small Grants Programme
August 5, 2026
Open Call for Project Proposals for Small Grants under the Operational Phase Eight (OP8) of the GEF Small Grants Programme
The Global Environment Facility Small Grants Programme (GEF SGP), implemented by the United Nations Development Programme (UNDP), announces an Open Call for Project Proposals for Small Grants, targeting civil society organizations (CSOs), community-based organizations (CBOs) and other non-governmental organizations.
The objective of this Call for Project Proposals is to identify and support innovative community-based initiatives that contribute to biodiversity conservation, enhanced climate resilience, sustainable land management, pollution reduction, and the promotion of sustainable livelihoods across the priority landscapes identified in the GEF-8 Country Programme Strategy for Albania.
Interested CSOs are invited to submit project proposals under the following OP8 focal areas:
- Chemicals and Waste Management, with a focus on:
Reducing pollution from plastics, hazardous waste and persistent organic pollutants (POPs);
Reducing air pollution;
Promoting circular economy practices;
Community-based solutions for waste management. - Climate Change Mitigation and Adaptation;
- Biodiversity Conservation;
- Land Degradation and Sustainable Land Management, with a focus on:
Restoration of degraded land;
Sustainable agriculture and agroecology;
Soil conservation and erosion control.
Important considerations
- All proposed interventions must be sustainable and comply with the applicable local and national legislation and regulations.
- The implementation period for project proposals must not exceed 12 months.
- The requested grant amount per project proposal may be up to USD 75,000, converted into Albanian Lek (ALL) using the United Nations Operational Rate of Exchange (UNORE).
- Co-financing is mandatory for project proposals requesting funding between USD 50,000 and USD 75,000.
Eligibility criteria
To be eligible for consideration, interested CSOs must meet the following criteria:
- Be legally registered as a civil society organization under Albanian legislation for at least five years.
- Demonstrate relevant knowledge of the proposed intervention area.
- Ensure that the organization's mandate and founding documents are aligned with the activities for which funding is requested.
- Have managed and/or implemented contracts or projects of a scope and value comparable to the proposed project.
- Have previous experience working with local communities and other relevant stakeholders.
- Provide mandatory co-financing for project proposals requesting funding between USD 50,000 and USD 75,000.
Application procedure
Interested organizations are required to submit the following documents:
- A completed Project Proposal Template (Annex A and Annex B);
- Certificate of registration in accordance with Albanian legislation;
- The organization's Statute;
- CVs of the experts engaged in the implementation of the project;
- Documentation confirming secured co-financing through partnerships, where applicable.
Applications must be submitted in Albanian, by email, to the SGP National Coordinator, Ina Gerveni, at ina.gerveni@undp.org
The deadline for submission of applications is 28 August 2026, 14:00 (Tirana local time).
For detailed information on the eligibility and qualification criteria, selection criteria, reporting requirements and expected deliverables, please refer to the Terms of Reference for the Open Call for Project Proposals for Small Grants under the SGP OP8, as well as Annexes A and B.
Thirrje e Hapur për Projekt-Propozime për Grante me Vlerë të Ulët në kuadër të Fazës së Tetë Operacionale (OP8) të Programit të Granteve të Vogla të GEF-it
Programi i Granteve të Vogla të GEF-it dhe UNDP-ja ftojnë organizatat e shoqërisë civile, organizatat me bazë komunitare dhe organizatat e tjera joqeveritare të paraqesin projekt-propozime.
Programi i Granteve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin (GEF SGP), i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), shpall Thirrjen e Hapur për Projekt-Propozime për Grante me Vlerë të Ulët, drejtuar organizatave të shoqërisë civile (OSHC), organizatave me bazë komunitare (OBK) dhe organizatave të tjera joqeveritare.
Qëllimi i kësaj Thirrjeje për Projekt-Propozime është identifikimi dhe mbështetja e nismave novatore me bazë komunitare, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e biodiversitetit, rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, reduktimin e ndotjes dhe sigurimin e mjeteve të qëndrueshme të jetesës në peizazhet prioritare të identifikuara në Strategjinë e Programit Kombëtar GEF-8 për Shqipërinë.
OSHC-të e interesuara duhet të paraqesin projekt-propozime në fushat kryesore të punës të OP8:
- Menaxhimi i kimikateve dhe mbetjeve, me fokus në:
o Reduktimin e ndotjes nga plastika, mbetjet e rrezikshme dhe ndotësit organikë të qëndrueshëm (POPs);
o Reduktimin e ndotjes së ajrit;
o Promovimin e praktikave të ekonomisë qarkulluese;
o Zgjidhjet me bazë komunitare për menaxhimin e mbetjeve. - Ndryshimet klimatike – zbutja dhe përshtatja;
- Ruajtja e biodiversitetit;
- Degradimi i tokës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tokës, me fokus në:
o Restaurimin e tokave të degraduara;
o Bujqësinë e qëndrueshme dhe agroekologjinë;
o Ruajtjen e tokës dhe kontrollin e erozionit.
Elemente të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë:
• Të gjitha ndërhyrjet duhet të jenë të qëndrueshme dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret vendore dhe kombëtare në fuqi.
• Periudha e zbatimit të projekt-propozimeve duhet të jetë deri në 12 muaj.
• Shuma e kërkuar për projekt-propozim duhet të jetë deri në 75,000 USD, e konvertuar në lekë sipas Kursit Operacional të Këmbimit të Kombeve të Bashkuara (UNORE).
• Bashkëfinancimi është i detyrueshëm për projekt-propozimet me vlerë nga 50,000 USD deri në 75,000 USD.
Kriteret e pranueshmërisë:
Për t’u kualifikuar për përzgjedhje, OSHC-të e interesuara duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
• Të jenë të regjistruara ligjërisht si OSHC në përputhje me legjislacionin shqiptar prej të paktën pesë vitesh.
• Të kenë njohuri përkatëse për zonën e propozuar të ndërhyrjes.
• Mandati dhe dokumentet themeluese të organizatës duhet të jenë në përputhje me veprimtaritë për të cilat kërkohet financimi.
• Të kenë menaxhuar dhe/ose zbatuar kontrata apo projekte të ngjashme me një vlerë të krahasueshme me projektin e propozuar.
• Të kenë përvojë të mëparshme në punën me komunitetet vendore dhe grupet e tjera të interesit.
• Bashkëfinancimi është i detyrueshëm për projekt-propozimet që kërkojnë financim nga 50,000 USD deri në 75,000 USD.
Mënyra e aplikimit
Organizatat e interesuara duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
• Modelin e plotësuar të Projekt-Propozimit (Aneksi A dhe Aneksi B);
• Certifikatën e regjistrimit sipas legjislacionit shqiptar;
• Statutin e organizatës;
• CV-të e ekspertëve të angazhuar në zbatimin e projektit;
• Dokumentet që konfirmojnë bashkëfinancimin e siguruar nëpërmjet partneriteteve, nëse është e aplikueshme.
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe, nëpërmjet postës elektronike, në adresën e Koordinatores Kombëtare të SGP-së, Ina Gerveni - ina.gerveni@undp.org
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 28 gusht 2026, ora 14:00, sipas orës lokale të Tiranës.
Për informacion të hollësishëm mbi kriteret e pranueshmërisë dhe të kualifikimit, kriteret e përzgjedhjes, raportimin dhe produktet e kërkuara, ju lutemi t’u referoheni Termave të Referencës për Thirrjen e Hapur për Projekt-Propozime për Grante me Vlerë të Ulët në kuadër të OP8 të SGP-së, si dhe Anekseve A dhe B.