Udhërrëfyes për menaxhimin e individëve, familjeve të kthyera nga emigrimi apo azili përmes grupit ndër-institucional për ri-integrimimin e Romëve/Egjiptianëve të kthyer

pdf (1MB)

Download

Udhërrëfyes për menaxhimin e individëve, familjeve të kthyera nga emigrimi apo azili përmes grupit ndër-institucional për ri-integrimimin e Romëve/Egjiptianëve të kthyer

March 30, 2023

Protokolli i menaxhimit të familjeve dhe rasteve të pakicave Rome dhe Egjiptiane të kthyera nga  emigrimi dhe azili në nivel vendor, përmes Grupit Ndër-institucional për Riintegrimimin e Romëve/Egjiptianëve të Kthyer (GNRERK), është një dokument i rëndësishëm i cili synon të standardizojë veprimet e nevojshme të domosdoshme për t’u kryer nga të gjithë anëtarët e GNRERK-së për të siguruar një reagim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës e me përgjegjshmëri për riintegrimin e pakicave Rome dhe Egjiptiane të kthyer nga emigrimi apo azili.

I fokusuar në kryerjen e veprimeve të nevojshme për menaxhimin efektiv të rasteve / familjeve të kthyera nga emigrimi apo azili, ky dokument përmban veprime të unifikuara për t’u zbatuar konkretisht nga anëtarët e GNRERK - së, të cilët kanë përgjegjësinë e trajtimit të rasteve në praktikë. Ai është një mjet praktik që përcakton në mënyrë të thjeshtë e të qartë se si do të ndërveprojnë anëtarët e GNRERK-së me njëri-tjetrin në fazat e ndryshme të menaxhimit të rasteve/ familjeve të kthyera nga emigrimi apo azili. Ai bazohet në fizolofinë e qasjes shumësektoriale të koordinuar mes anëtarëve të GNRERK-së.