UN Under-Secretary-General and UNDP Acting Administrator on Official Visit to Albania to Strengthen Cooperation on EU Accession and Sustainable Development

Media Advisory

October 5, 2025
Haoliang Xu

UN Under-Secretary-General and UNDP Acting Administrator

UNDP

Tirana, 6 October 2025 – United Nations Under-Secretary-General and Acting Administrator of the United Nations Development Programme (UNDP), Mr. Haoliang Xu, begins a high-level visit to Albania tomorrow (from 6 -7 October 2025) to reinforce the strategic partnership between Albania and UNDP and to advance shared priorities on European Union (EU) accession and the Sustainable Development Goals (SDGs).

During his visit, Mr. Xu will meet with the Prime Minister of the Republic of Albania and members of the Cabinet, as well as national and international development partners in the country. Discussions will focus on opportunities to accelerate national progress on the SDGs and Albania’s EU accession process, alignment with EU standards.

The agenda includes a joint visit with the Minister of Education and Sports, Mirela Kumbaro, and the EU Ambassador to Albania, Silvio Gonzato, to Emin Duraku School in Tirana, a newly rebuilt school under the EU4Schools Project, funded by the EU and implemented by UNDP. Until now, the project has restored 62 out of 63 schools and kindergartens damaged by the 2019 earthquake, ensuring safe and modern learning environments for thousands of pupils and teachers. 

Albania has opened five of six negotiation clusters and continues to advance its reforms. UNDP programmes support Albania’s alignment with the EU acquis across sectors, such as governance, justice, climate action, energy, environmental protection, and disaster management.

During the visit, Mr. Xu will have engagements with international partners to strengthen collaboration on unlocking SDG financing, promoting inclusive economic growth, and building climate resilience.

UNDP’s partnership with Albania focuses on four priority areas:

  • Social inclusion and human rights
  • Economic empowerment
  • Environment and climate resilience
  • Governance and rule of law

The mission underscores UNDP’s commitment to supporting Albania in building a resilient, inclusive, and sustainable society—leaving no one behind.

For more information, please contact:

In New York: Anna Ortubia anna.ortubia@undp.org

In Albania: Nora Kushti nora.kushti@undp.org 


Versioni Shqip

NJOFTIM PËR MEDIA

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Administratori në Detyrë i UNDP-së në Vizitë Zyrtare në Shqipëri për të Forcuar Bashkëpunimin mbi Agjendën e Zhvillimit të Shqipërisë dhe Anëtarësimin e Shqipërisë në BE
 

Tiranë, 5 tetor 2025 – Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Administratori në Detyrë i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), z. Haoliang Xu, nis nesër një vizitë 2-ditore të nivelit të lartë në Shqipëri (6-7 Tetor 2025), për të forcuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe UNDP-së dhe për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).

Gjatë vizitës së tij, z. Xu do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zhvillimit në Shqipëri. Diskutimet do të fokusohen në përpjekjet e Shqipërisë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

Pjesë e agjendës është një vizitë e përbashkët me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, e cila është rindërtuar nga e para në kuadër të projektit EU4Schools, të financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP. Deri tani, ky projekt ka riparuar dhe rindërtuar 62 nga 63 objekte arsimore, të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, duke garantuar mjedise të sigurta dhe moderne mësimore për mijëra nxënës dhe mësues.

Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave dhe po vazhdon rrugën e saj të reformave. Programet e UNDP-së mbështesin përafrimin e Shqipërisë me acquis të BE-së në sektorë të qeverisjes, drejtësisë, veprimit klimatik, energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të fatkeqësive.

Gjatë vizitës, z. Xu do të ketë takime me partnerët ndërkombëtarë të UNDP-së për të forcuar bashkëpunimin në mobilizimin e financimeve për OZHQ-të, nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike dhe rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore.

Partneriteti i UNDP-së me Shqipërinë fokusohet në katër fusha prioritare:

  • Gjithëpërfshirja sociale dhe të drejtat e njeriut
  • Fuqizimi ekonomik
  • Mjedisi dhe qëndrueshmëria klimatike
  • Qeverisja dhe sundimi i ligjit

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UNDP-së për të mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse — duke mos lënë askënd pas.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

Në Nju Jork: Anna Ortubia anna.ortubia@undp.org 

Në Shqipëri: Nora Kushti nora.kushti@undp.org