European Union and Albania Launch “EU4Forests” Project to Align Forestry Sector with EU Standards

UNDP Albania

April 24, 2026
European Union and Albania Launch “EU4Forests” Project to Align Forestry Sector with EU Standards

European Union and Albania Launch “EU4Forests” Project to Align Forestry Sector with EU Standards

UNDP Albania

Tirana, Albania – The European Union and the Government of Albania, in partnership with the Italian Agency for Development Cooperation (AICS), and the United Nations Development Programme (UNDP), launched EU4Forests, a €16 million programme to strengthen sustainable forest management and strengthening climate resilience in Albania. EU4Forests will also support Albania meet EU environmental and climate standards, which are key for its accession process under Chapter 27.

Forests cover around 36 per cent of Albania’s territory, and are essential for water security, biodiversity, rural livelihoods, erosion control, and climate regulation. However, unsustainable land use, logging, arson, overexploitation, lack of inspection and monitoring, and limited investment have led to a 32 per cent decline in forest volume over the past two decades. 

EU4Forests, funded by the EU (€12.7 million), with contributions from Italy (€3 million) and the United Nations Development Programme (€0,26k), supports Albania’s forestry sector in moving toward sustainable forest management, stronger institutions, and long-term planning. The programme will support reforestation, improve fire prevention and strengthen institutions responsible for managing forests. A key focus will be at the local level. Municipalities will receive support to develop forest management plans.

EU Ambassador Silvio Gonzato

EU Ambassador, Silvio Gonzato

UNDP Albania

EU Ambassador Silvio Gonzato said: “Albania’s forests must be protected to secure a sustainable future and EU4Forests is a concrete step in that direction. Albania’s forestry sector needs a decisive push to align with EU environmental and climate standards and to reverse the effects of deforestation, fires, and climate change. The EU is here to help Albania reach these standards and preserve the country’s green lungs.”

Minister of Environment, Sofjan Jaupaj

Minister of Environment, Sofjan Jaupaj

UNDP Albania

Speaking at the launch, the Minister of Environment, Sofjan Jaupaj, stated: “Albania has undertaken important reforms to align the legal framework with the European Union acquis, including the new law on forests and the strengthening of relevant institutions. We are currently working on the establishment of the State Forestry Enterprise, as a key instrument for professional and sustainable management. One of the main priorities of the Albanian government is the creation and functioning of state plant nurseries, which will guarantee the production of quality and certified planting material.”

AICS Acting Director, Letizia Fischioni

AICS Acting Director, Letizia Fischioni

UNDP Albania

AICS Acting Director, Letizia Fischioni, reaffirmed “Italy’s commitment to supporting Albania in the forestry sector, with particular attention to wildfire prevention and civil protection, as key pillars for environmental resilience and risk management”.  She also emphasized Italy’s contribution, noting that “the expertise of CREA and CIMA Foundation will provide added value to the intervention and help deliver tangible results on the ground”.

The UNDP Resident Representative, Randi Davis

The UNDP Resident Representative, Randi Davis

UNDP Albania

The UNDP Resident Representative, Randi Davis, highlighted: “Through this Team Europe approach, we are moving beyond isolated projects to embed forest management into the very heart of national development—aligning legislation, empowering local municipalities, and turning climate goals into on-the-ground results”.

Over five years, the project will provide technical and operational support to improve forest governance, including alignment with EU standards, strengthening the Albania Forest Information System, and building national and local capacities. It will also support the development of 10 municipal forest management plans and a national afforestation and reforestation plan, alongside concrete actions in ecosystem restoration and forest fire prevention. A grant scheme for municipalities will be organised to support actions at local level and to raise awareness and encourage behavioural change in order to better protect forests.

Implementation will be led in close cooperation with the Ministry of Environment, the National Forestry Agency and relevant public institutions, with municipalities, local communities, private sector actors—particularly SMEs in wood processing—academia and civil society as key partners. The project promotes participatory approaches, public–private partnerships and innovative tools, including GIS-based monitoring and AI-supported wildfire risk assessment.

EU4Forests contributes to Albania’s commitments under the EU Green Agenda for the Western Balkans, the EU Forest Strategy for 2030 and regional cooperation frameworks, supporting both environmental protection and economic development while advancing Albania’s EU integration. 

EU4Forests reflects the strong, shared and long-standing commitment of the Italian Agency for Development Cooperation and UNDP to working together in Albania across the environment, protected areas, and disaster risk reduction sectors.


Bashkimi Evropian dhe Shqipëria prezantojnë projektin “BE për Pyjet” për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrushëm të pyjeve

Tiranë, Shqipëri – Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me Agjencinë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), prezantuan “BE për Pyjet”, një program prej 16 milionë eurosh për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj klimës në Shqipëri. “BE për Pyjet” do ta mbështesë gjithashtu Shqipërinë që të përmbushë standardet mjedisore dhe klimatike të BE-së, të cilat janë thelbësore për procesin e anëtarësimit në kuadër të Kapitullit 27.

Pyjet mbulojnë rreth 36 për qind të territorit të Shqipërisë dhe janë thelbësore për sigurinë e ujit, biodiversitetin, jetesën rurale, kontrollin e erozionit dhe rregullimin e klimës. Megjithatë, përdorimi i paqëndrueshëm i tokës, prerja e pemëve, zjarrvënia, shfrytëzimi i tepruar, mungesa e inspektimit dhe monitorimit, si dhe investimet e kufizuara kanë çuar në një rënie prej 32 për qind të vëllimit të pyjeve gjatë dy dekadave të fundit

Projekti “BE për Pyjet”, i financuar nga BE-ja (12.7 milionë euro), me kontribute nga Italia (3 milionë euro) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (260 mijë euro), mbështet sektorin pyjor të Shqipërisë për të ecur drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, institucioneve më të forta dhe planifikimit afatgjatë. Programi do të mbështesë ripyllëzimin, do të përmirësojë parandalimin e zjarreve, si dhe do të forcojë institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve. Fokusi kryesor do të jetë në nivel vendor. Bashkitë do të marrin mbështetje për të hartuar plane menaxhimi të pyjeve.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha: “Pyjet e Shqipërisë duhet të mbrohen për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe EU4Forests është një hap konkret në këtë drejtim. Sektori pyjor i Shqipërisë ka nevojë për një shtysë vendimtare për t’u përafruar me standardet e BE-së për mjedisin dhe klimën, si dhe për të kthyer pas efektet e shpyllëzimit, zjarreve dhe ndryshimeve klimatike. BE-ja është këtu për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë këto standarde dhe të ruajë mushkëritë e gjelbra të vendit.”

Duke folur gjatë prezantimit, Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi: “Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për të përafruar kuadrin ligjor me acquis të Bashkimit Evropian, përfshirë ligjin e ri për pyjet dhe forcimin e institucioneve përkatëse. Aktualisht po punojmë për krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve, si një instrument kyç për menaxhim profesional dhe të qëndrueshëm. Një nga përparësitë kryesore të qeverisë shqiptare është krijimi dhe funksionimi i fidanishteve shtetërore, të cilat do të garantojnë prodhimin e materialit mbjellës cilësor dhe të certifikuar”.

Drejtoresha në detyrë e AICS-së, Letizia Fischioni, riafirmoi “angazhimin e Italisë për ta mbështetur Shqipërinë në sektorin pyjor, me vëmendje të veçantë te parandalimi i zjarreve dhe mbrojtja civile, si shtylla kryesore për qëndrueshmërinë mjedisore dhe menaxhimin e riskut”. Ajo theksoi gjithashtu kontributin e Italisë, duke vënë në dukje se “ekspertiza e CREA-së dhe Fondacionit CIMA do t'i ofrojë vlerë të shtuar ndërhyrjes dhe do të ndihmojë për arritjen e rezultateve të prekshme në terren”.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Randi Davis, theksoi: “Përmes kësaj qasjeje 'Team Europe', po kalojmë përtej projekteve të izoluara për ta vendosur menaxhimin e pyjeve në vetë thelbin e zhvillimit kombëtar—duke përafruar legjislacionin, duke fuqizuar bashkitë vendore dhe duke i kthyer objektivat klimatike në rezultate konkrete në terren.”

Gjatë pesë viteve, projekti do të ofrojë mbështetje teknike dhe operacionale për përmirësimin e qeverisjes së pyjeve, përfshirë përafrimin me standardet e BE-së, forcimin e Sistemit të Informacionit Pyjor të Shqipërisë, si dhe ndërtimin e kapaciteteve kombëtare dhe vendore. Ai do të mbështesë gjithashtu hartimin e 10 planeve bashkiake për menaxhimin e pyjeve dhe një plani kombëtar për pyllëzimin dhe ripyllëzimin, së bashku me masa konkrete për restaurimin e ekosistemit dhe parandalimin e zjarreve në pyje. Projekti do të organizojë një skemë grantesh për bashkitë për të mbështetur masat në nivel vendor, për të rritur ndërgjegjësimin, si dhe për të nxitur ndryshimin e sjelljes në mënyrë që pyjet të mbrohen më mirë.

Zbatimi do të udhëhiqet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe institucionet publike përkatëse, me bashkitë, komunitetet vendore, aktorët e sektorit privat - veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përpunimit të drurit – botën akademike dhe shoqërinë civile si partnerë kryesorë. Projekti promovon qasje pjesëmarrëse, partneritete publik-private dhe mjete novatore, përfshirë monitorimin e bazuar në sistemin GIS dhe vlerësimin e rrezikut të zjarreve të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

“BE për Pyjet” kontribuon për angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Strategjisë së Pyjeve të BE-së për vitin 2030, si dhe kornizave të bashkëpunimit rajonal, duke mbështetur si mbrojtjen e mjedisit ashtu edhe zhvillimin ekonomik, ndërsa çon përpara integrimin e Shqipërisë në BE.

“BE për Pyjet” pasqyron angazhimin e fortë, të përbashkët dhe afatgjatë të Agjencisë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe UNDP-së për të punuar së bashku në Shqipëri në sektorët e mjedisit, zonave të mbrojtura dhe reduktimit të rrezikut nga katastrofat.