INNOVATION CHALLENGE – YOUTH GUARANTEE

UNDP Albania

February 3, 2025
INNOVATION CHALLENGE – YOUTH GUARANTEE

SFIDË NOVACIONI – GARANCIA RINORE

ÇFARË ËSHTË GARANCIA RINORE?

Garancia Rinore është programi më i madh i të rinjve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, që synon t’i ofrojë çdo të riu të moshës 15-29 vjeç, që nuk është i punësuar, në shkollë apo duke ndjekur një kurs formimi profesional (NEET – Not in Employment, Education or Training), një ofertë cilësore për punësim, arsim ose trajnim brenda 4 muajve nga regjistrimi në zyrat e punës. Regjistrimi kryhet përmes aplikimit për shërbimin e Garancisë Rinore, në portalin e-Albania.

Garancia Rinore zbatohet prej më shumë se 10 vitesh në shtetet e Bashkimit Evropian. Objektivi kryesor është integrimi i të rinjve në tregun e punës, duke mbështetur zhvillimin e tyre profesional dhe social.

Garancia Rinore po pilotohet aktualisht në bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Shkodër nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, me mbështetjen e projektit EU4Youth, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF. Me përfundimin e fazës së pilotimit, Garancia Rinore do të shtrihet në nivel rajonal, e më pas kombëtar.

PSE ORGANIZOHET SFIDA E NOVACIONIT?

Sipas të dhënave zyrtare, 24.6% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç,  aktualisht nuk janë në punësim, arsim apo duke ndjekur ndonjë kurs formimi profesional (NEET).

Grupi i të rinjve NEET është i larmishëm dhe përfshin, ndër të tjerë:

Të rinj të papunë afatgjatë që kanë humbur motivimin për të kërkuar punë.

Të rinj me aftësi ndryshe që përballen me vështirësi të shtuara  për integrimin e tyre në tregun e punës.

Të rinj që jetojnë në zona rurale ose të izoluara, ku informacioni dhe mundësitë janë të kufizuara.

Të rinj përfitues të Ndihmës Ekonomike, që përballen me sfida të shumëfishta që pengojnë përfshirjen e tyre aktive në shoqëri.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e NEETs në Shqipëri nuk janë të regjistruar në zyrat e punës dhe shpesh janë të panjohur për sistemin formal të mbështetjes në tërësi.

Eksperienca ndërkombëtare dhe vendore tregon se, për të mundësuar integrimin ekonomiko-social të këtij grupi, është e nevojshme të adresohen një sërë sfidash komplekse që lidhen me parandalimin e braktisjes së shkollës, identifikimin e të rinjve këtij grupi, aktivizimin ekonomiko-social dhe nevojën për shërbime intensive aftësimi dhe këshillimi, për t’i përgatitur për tregun e punës.

Adresimi i këtyre sfidave kërkon shërbime dhe zgjidhje novatore, të mbështetura në bashkëpunimin e ngushtë të një sërë aktorëve vendorë.

Në këtë kontekst, Sfida e Novacionit e organizuar nga projekti EU4Youth synon të bëjë bashkë të rinj, organizata rinore e komunitare dhe përfaqësues të institucioneve vendore të bashkive Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, për të krijuar shërbime dhe zgjidhje novatore e praktike për parandalimin e braktisjes së shkollës, identifikimin, aktivizimin dhe ofrimin e shërbimeve përgatitore ndaj NEETs të secilës nga 3 bashkitë pilot.

Aktiviteti do të organizohet në disa faza dhe do të facilitohet nga mentorë me eksperiencë,  përmes formateve si “Techstars” & “human-centered design”, me qëllim shfrytëzimin e eksperiencës kolektive për të gjetur zgjidhje efektive.

SI DO TË FUNKSIONOJË SFIDA E NOVACIONIT?  

Aplikantët e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë Sfidë Novacioni do të bëhen pjesë e një procesi me disa faza, të facilituara nga mentorë ndërkombëtare dhe shqiptarë. Është e domosdoshme që të rinjtë dhe organizatat që do të përzgjidhen për t’u bëtë pjesë e kësaj Sfide Inovacioni, të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha fazat e saj!

Faza 1: Sesion Prezantues (online)

Objektivi: Prezantimi me Garancinë Rinore dhe modalitetin e Sfidës së Inovacionit.

Aktivitetet:  

Një sesion kolektiv online për t’u prezantuar me Sfidën e Inovacionit (2 orë).

Një sesion individual online me secilën organizatë (1 orë).

Periudha: 21 shkurt – 4 Mars, 2025.

Faza 2: Techstars Hackathon 2-ditore (me prezencë fizike)

Objektivi: Bashkë-dizajnimi i zgjidhjeve për aktivizimin dhe ofrimin e shërbimeve që adresojnë sfidat e të rinjve NEET.

Aktivitetet:  

Techstars Hackathon 2-ditore me të gjithë pjesëmarrësit në një lokacion.

Pjesëmarrësit punojnë në ekipe për të krijuar prototipe shërbimesh për NEET, përmes orientimit të mentorëve.

Data: 05-06 Mars, 2025.

Faza 3: Sfida e Dizajnit, në kontekstin e secilit rajon (Tiranë, Vlorë, Shkodër) (me prezencë fizike)

Objektivi: Validimi i modeleve të propozuara për të adresuar sfidat unike të të rinjve NEET të Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës.

Aktivitetet: 1 workshop i dedikuar në secilin qytet (Tiranë, Shkodër, Vlorë).  

Periudha: 17-26 Mars, 2025.

Faza 4: Sesion për finalizimin e prototipeve (online)

Objektivi: Validimi dhe finalizimi i modeleve të propozuara.

Aktivitetet: Sesione online për validimin dhe finalizimin e modeleve të identifikuara.

Periudha: 27 Mars – 04 Prill, 2025.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Të rinj

Mosha: 18-29 vjeç.

Banorë të bashkive Tiranë, Shkodër, Vlorë.

Kreativ dhe me dëshirë për të mësuar.

Me dëshirë për të punuar në ekip dhe për t’u angazhuar në bashkë-dizajnim.

Me motivim dhe angazhim për të marrë pjesë në mënyrë aktive të paktën në Fazën 1 dhe 2 të Sfidës së Inovacionit.

Nëse je i ri/ e re apliko këtu: https://form.jotform.com/250202603400031 

  • Organizata rinore e komunitare

Organizatat e regjistruara dhe aktive (e regjistruar prej te paktën 1 viti dhe me të paktën 2 punonjës të përhershëm në vitin e fundit).

Me prani aktive në një nga këto bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Ka zhvilluar të paktën 2 aktivitete/projekte me të rinjtë gjatë 2 viteve të fundit.

Me përvoja të mëparshme pune me të rinjtë e grupit NEET.

Me përvoja të mëparshme bashkëpunimi të suksesshëm me zyrat e punës, apo intitucione të tjera vendore që trajtojnë të rinjtë NEET.

E gatshme të angazhohet  me 1-2 përfaqësues aktivë në të katër fazat e Sfidës së Novacionit.

Me motivim të fortë për të ofruar shërbime e projekte rinore.

Nëse je organizatë rinore apo komunitare apliko këtu: https://form.jotform.com/250286826389369 

ÇFARË PËRFITOJ NGA PJESËMARRJA NË SFIDËN E NOVACIONIT?

  • Do të mësoni si të punoni me formate si Techstars Hackathon dhe “human-centered design”.
  • Mundësi për t’u njohur e bashkëpunuar me ekspertë dhe aktorë vendorë.
  • Mundësi për të krijuar zgjidhje me impakt për të rinjtë e qytetit tuaj.
  • Mundësi për t’u prezantuar dhe përfshirë me programin e Garancinë Rinore.
  • Certifikata pjesëmarrje dhe letër reference nga UNDP dhe UNICEF.
  • Për të rinjtë me idetë fituese: mundësi për të fituar cmime dhe angazhime profesionale afatshkurtra me UNDP dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

WHAT IS THE YOUTH GUARANTEE?

The Youth Guarantee is the largest youth programme, supported by the European Union and the Albanian government, aimed at offering every young person aged 15-29 who is not employed, in school, or enrolled in a vocational training course (NEET – Not in Employment, Education, or Training) a quality offer for employment, education, or training within four months of registering at employment offices. Registration is done through the Youth Guarantee service application on the e-Albania portal.

The Youth Guarantee has been implemented for over 10 years in European Union countries. Its primary goal is to integrate young people into the labor market by supporting their professional and social development.

Currently, the Youth Guarantee is being piloted in the municipalities of Tirana, Vlora, and Shkodër by the National Employment and Skills Agency, with the support of the EU4Youth project, funded by the European Union and implemented by UNDP and UNICEF. After the pilot phase, the Youth Guarantee will be expanded regionally and then nationally.

WHY IS THE INNOVATION CHALLENGE BEING ORGANIZED?

According to official data, 24.6% of young Albanians aged 15-29 are currently not in employment, education, or vocational training (NEET).

The NEET youth group is diverse and includes, among others:

  • Long-term unemployed young people who have lost motivation to seek work.
  • Young people with disabilities facing additional challenges in entering the labor market.
  • Young people living in rural or isolated areas with limited access to information and opportunities.
  • Young beneficiaries of Economic Assistance who face multiple challenges preventing their active inclusion in society.

Data shows that most NEETs in Albania are not registered at employment offices and are often unknown to the formal support system.

International and local experience indicates that integrating this group economically and socially requires addressing a range of complex challenges, including preventing school dropouts, identifying NEET youth, economic and social activation, and providing intensive training and counseling services to prepare them for the labor market.

Addressing these challenges requires innovative services and solutions based on close collaboration among various local actors.

In this context, the Innovation Challenge, organized by the EU4Youth project, aims to bring together young people, youth and community organizations, and representatives of local institutions in the municipalities of Tirana, Vlora, and Shkodër to create innovative and practical services and solutions for preventing school dropouts, identifying and activating NEETs, and providing preparatory services for them in each of the three pilot municipalities.

The activity will be organized in several phases and facilitated by experienced mentors through formats like Techstars and human-centered design, leveraging collective experience to find effective solutions.

HOW WILL THE INNOVATION CHALLENGE WORK?

Selected applicants for the Innovation Challenge will participate in a multi-phase process, facilitated by international and Albanian mentors. It is essential that young people and organizations selected for the Innovation Challenge commit to participating in all its phases!

Phase 1: Introductory Session (Online)

Objective: Introduction to the Youth Guarantee and the Innovation Challenge process.
Activities:
A collective online session introducing the Innovation Challenge (2 hours).
An individual online session with each participant (1 hour).
Period: February 21 – March 4, 2025.

Phase 2: 2-Day Techstars Hackathon (In-Person)

Objective: Co-designing solutions for activating and providing services to address the challenges of NEET youth.
Activities:
A 2-day Techstars Hackathon with all participants in one location.
Participants work in teams to create service prototypes for NEET youth with guidance from mentors.
Dates: March 5-6, 2025.

Phase 3: Design Challenge in Each Region (Tirana, Vlora, Shkodër) (In-Person)

Objective: Validation of proposed models to address the unique challenges of NEET youth in Tirana, Vlora, and Shkodër.
Activities: One dedicated workshop in each city (Tirana, Shkodër, Vlora).
Period: March 17-26, 2025.

Phase 4: Prototype Finalization Session (Online)

Objective: Validation and finalization of proposed models.
Activities: Online sessions to validate and finalize identified models.
Period: March 27 – April 4, 2025.

WHO CAN APPLY?

Young People

Age: 18-29 years old.
Residents of Tirana, Shkodër, or Vlora municipalities.
Creative and eager to learn.
Willing to work in teams and engage in co-design.
Motivated and committed to actively participating in at least Phases 1 and 2 of the Innovation Challenge.

Apply here: APLIKIMI PER TE RINJTE_SFIDA E INOVACIONIT_EU4Youth

Youth and Community Organizations

Registered and active organizations (registered for at least 1 year and with at least 2 permanent employees in the last year).
Active presence in one of these municipalities: Tirana, Shkodër, or Vlora.
At least 2 activities/projects with young people in the last 2 years.
Previous experience working with NEET youth.
Proven successful collaboration with employment offices or other local institutions supporting NEET youth.
Willing to engage 1-2 active representatives in all four phases of the Innovation Challenge.
Strong motivation to offer youth services and projects.

Apply here: APLIKIMI PER ORGANIZATAT_SFIDA E INOVACIONIT_EU4Youth

WHAT ARE THE BENEFITS OF PARTICIPATING IN THE INNOVATION CHALLENGE?

  • You will learn to work with formats like Techstars Hackathon and human-centered design.
  • Opportunities to connect and collaborate with experts and local actors.
  • The chance to create impactful solutions for the youth in your city.
  • The opportunity to get involved with the Youth Guarantee programme.
  • A certificate of participation and a reference letter from UNDP and UNICEF.
  • For young people with winning ideas: opportunities to win prizes and short-term professional engagements with UNDP and the National Employment and Skills Agency.