The Human Side of AI and its Potential for Albania: A Matter of Choice

OP-ED by Randi Davis, UNDP Albania Resident Representative

June 23, 2025

OP-ED by Randi Davis, UNDP Albania Resident Representative

Thirty-five years ago, UNDP launched its first Human Development Report, redefining progress beyond GDP to embrace broader dimensions of human well-being. It framed human development as a process of expanding people’s choices and opportunities—putting people at the heart of development. 

When the 2025 Human Development Report, titled “A Matter of Choice: People and Possibilities in the Age of Artificial Intelligence,” was released, the paradox intrigued me: what’s artificial intelligence got to do with human development? But it turns out that the report is all about human choice and agency. It acknowledges the risks of unregulated AI while exploring its substantial potential to broaden opportunities for people and the planet. 

For Albania, this report arrives at the most critical moment. Since 1990, its Human Development Index has soared by nearly 24%, earning a “high human development” ranking. Yet, global progress is fragile, with rising inequality and uneven access to AI—marked by disparities in computational resources, data, and expertise—threatening to widen divides. We know, for example, that US private investments in AI dwarfed nearly all other countries, totaling more than  $67 billion in 2024, followed by China 7.3 and the UK 3.5. And according to a research paper developed by the Council of the European Union, 73% of large language models are being developed in the United States. Europe has recognized the challenge, with the European Commission launching the “Invest AI” initiative with the goal of mobilizing over €200 billion to foster collaborative, cutting-edge AI development.  

This is a defining juncture for Albania: invest in leveraging the opportunities that AI brings or risk being sidelined by its disruptions. A forward-looking strategy demands robust investments in digital infrastructure—5G, data centers, and renewable energy—alongside strong reforms to modernize education with a focus on critical thinking and innovation. It calls for the reskilling and upskilling of the labor force to ensure AI augments jobs, rather than replace them. The Human Development report emphasizes that “the differences between humans and machines can create powerful complementarities to expand human potential” and this requires active government participation to establish strategies and regulation to ensure AI is effectively used to support societies in meeting their aspirations.

AI can help Albania transform its key sectors, aligning innovation with human needs. In agriculture, which employs nearly 40% of the workforce, AI-powered precision tools can boost yields, reduce waste, and connect farmers to global markets. For example, in India UNDP has partnered with state governments to enhance climate-resilient food systems and food security through remote sensing and pattern detection. In healthcare, AI-driven diagnostics and telemedicine can deliver quality care to remote areas, easing pressure on strained systems. For people with disabilities, tailored AI education and assistive technologies can unlock new opportunities. Georeferencing and predictive analytics can strengthen disaster preparedness, protecting Albania’s rich natural assets.

Most exciting to me is the potential that AI provides for the country to build the knowledge-based economy for the future - inspiring and even attracting young talent to Albania.  The countries commitment to an industrial development strategy focused on the growth of “global innovation services”—such as IT, design, logistics, and data analytics—is a step in this direction.  By investing in AI across all sectors, Albania can also achieve a range of co-benefits and position Albania as a regional leader in AI-driven progress.

The UNDP report argues that national AI strategies should balance globally competitive sectors with those vital for employment and social cohesion, tailored to local needs. Market mechanisms, like financial credit guarantees, can incentivize investment, while steering innovation toward socially desirable outcomes. Fiscal policies should encourage AI deployment that safeguards decent work and supports workers displaced by automation. These approaches must be complemented by investment in human capabilities, ensuring people have the skills to thrive alongside AI.

Robust regulations are essential to ensure ethical, inclusive, and transparent AI development. Comprehensive safeguards must address the biases inherent in AI systems while fostering trust and sustainable innovation, helping countries navigate what the report describes as a "development tightrope" where traditional pathways through manufacturing and exports are narrowing due to automation and trade tensions. By choosing complementarity over competition between humans and AI, nations can expand development possibilities rather than constraining them.

At UNDP, we’re providing a range of services to support governments in crafting national AI strategies and regulatory frameworks. Our AI Landscape Assessment maps a country’s readiness, identifying ethical, governance, and regulatory needs. The Digital Capacity Lab equips public officials with skills to deploy and govern AI effectively. In Albania, the UNDP Artificial Intelligence for Local Governance Pilot Project is equipping local government authorities with AI skills to deliver citizen-focused services through customized training and needs assessments.

Globally, we’re fostering partnerships like the G7-endorsed AI Hub for Sustainable Development, launched with the Government of Italy in June 2025, and the AI for Development Donors Partnership, which strengthen local AI ecosystems. Collaborations with partners like Samsung are empowering youth with AI, coding, and programming skills, while the Local Language Accelerator Program promotes linguistic diversity in AI and could hold particular benefit for the region.  

Ultimately, where AI takes the nation is a matter of choice: A choice to move into the future with intention and optimism or let opportunities pass by.  


Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një çështje zgjedhjeje

Nga Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri

Raporti i parë i Zhvillimit Njerëzor nga UNDP u publikua rreth tridhjetë e pesë vite të shkuara, duke i dhënë progresit një formë të re përkufizimi përtej PBB-së me qëllim përfshirjen e dimensioneve më të gjera të mirëqenies së njeriut. Ky raport e kornizoi zhvillimin njerëzor si një proces që u ofron njerëzve më tepër zgjedhje dhe mundësi, duke i vendosur ata në zemër të zhvillimit. 

Raporti i publikuar i Zhvillimit Njerëzor për vitin 2025 titullohet: “Një çështje zgjedhjeje: Njerëzit dhe mundësitë në epokën e inteligjencës artificiale”. Një paradoks ky që më shkaktoi jo pak mëdyshje. Çfarë lidhjeje ekziston mes inteligjencës artificiale dhe zhvillimit njerëzor? Mirëpo, në fakt, raporti flet pikërisht për zgjedhjet që bën njeriu dhe kapacitetet e tij për të bërë zgjedhjet e duhura. Raporti pranon rreziqet që mund të vijnë nga një inteligjencë artificiale e parregulluar, por ndërkohë ai eksploron edhe potencialin e konsiderueshëm që ajo ka për t'i ofruar njerëzimit dhe planetit më tepër mundësi. 

Për Shqipërinë, ky raport vjen në momentin më kritik. Që prej vitit 1990, Indeksi i saj i Zhvillimit Njerëzor ka njohur rritje me rreth 24%, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet “me zhvillim të lartë njerëzor”. E megjithatë, progresi në nivel global mbetet i brishtë, me gjithmonë e më tepër pabarazi dhe akses jo të njëtrajtshëm në inteligjencën artificiale, e karakterizuar kjo me mungesën e barazisë në burime kompjuterike, të dhëna dhe ekspertizë, duke rrezikuar kështu një thellim të mëtejshëm të hendeqeve ekzistuese. Për shembull, ne e dimë se investimet private të SHBA-së në fushën e inteligjencës artificiale i kanë tejkaluar ndjeshëm pothuajse të gjitha vendet e tjera, me një vlerë totale mbi 67 miliardë dollarë në vitin 2024, pasuar nga Kina me 7,3 miliardë dhe Mbretëria e Bashkuar me 3,5 miliardë. E sipas një studimi të zhvilluar nga Këshilli i Bashkimit Evropian , 73% e modeleve të programeve të inteligjencës artificiale po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara. Evropa është e vetëdijshme për këtë sfidë, ndaj Komisioni Evropian ka prezantuar nismën "Invest AI" (Investime në IA) me qëllim mobilizimin e mbi 200 miliardë eurove për të nxitur zhvillimin e përbashkët dhe më novator në fushën e inteligjencës artificiale.  

Ky moment është një pikë kthese për Shqipërinë, së cilës i duhet ose të investojë në shfrytëzimin maksimal të mundësive që sjell inteligjenca artificiale, ose të rrezikojë të mbetet pas për shkak të ndryshimeve radikale që ajo pritet të sjellë. Një strategji largpamëse kërkon investime kapilare në infrastrukturën dixhitale (në 5G, në qendrat e të dhënave dhe në energjinë e rinovueshme), si dhe reforma të thella për modernizimin e arsimit me fokus tek analiza racionale e informacioneve dhe novacioni. Ajo kërkon rikualifikimin dhe rritjen e aftësive të forcës punëtore për të garantuar që inteligjenca artificiale t’i shtojë vendet e punës, në vend që t’i zëvendësojë ato. Raporti i Zhvillimit Njerëzor thekson se “tiparet dalluese mes njerëzve dhe makinerive mund të gërshetohen në mënyra të atilla që të mundësojnë një rritje të potencialit njerëzor”. Por kjo kërkon pjesëmarrje aktive të qeverisë në hartimin e strategjive dhe të rregulloreve për të garantuar se inteligjenca artificiale do të përdoret për t'u ardhur në ndihmë shoqërive që të përmbushin aspiratat e tyre.

Inteligjenca artificiale mund ta ndihmojë Shqipërinë në transformimin e sektorëve të saj kyçë, ku novacioni dhe nevojat njerëzore ecin paralel me njëra-tjetrën. Në sektorin e bujqësisë, i cili punëson pothuajse 40% të forcës punëtore, instrumentet që mundësojnë saktësi të lartë nëpërmjet inteligjencës artificial, mund të rrisin rendimentin, të pakësojnë mbetjet dhe t’i lidhin fermerët me tregjet globale. Për shembull, në Indi, UNDP-ja po bashkëpunon me qeveritë e njësive administrative për të përmirësuar sistemet ushqimore të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të rritur sigurinë ushqimore përmes teledetektimit dhe zbulimit të modeleve klimatike. Në fushën e kujdesit shëndetësor, diagnostikimi dhe telemjekësia e mundësuar nga inteligjenca artificiale mund të sigurojnë ofrimin e kujdesit cilësor në zonat e largëta, duke e lehtësuar barrën mbi sistemet e mbingarkuara të shëndetësisë. Për personat me aftësi të kufizuara, përshtatja e arsimit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjitë ndihmëse mund të shpalosin mundësi të reja. Referencimi gjeografik dhe analizat parashikuese mund të rrisin gatishmërinë ndaj fatkeqësive natyrore, duke mbrojtur kështu pasuritë natyrore të larmishme që ka Shqipëria.

Ajo që më entuziazmon më shumë është potenciali që inteligjenca artificiale i ofron vendit për të ndërtuar në të ardhmen një ekonomi të bazuar në dije, e cila do të frymëzojë e madje tërheqë talentet e reja drejt Shqipërisë.

Angazhimi i vendit drejt një strategjie zhvillimi industrial të përqendruar te rritja e “shërbimeve globale në inovacion”,  si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analitika e të dhënave, shënon një hap në këtë drejtim.  Përmes investimeve në inteligjencën artificiale në të gjithë sektorët, Shqipëria mund të arrijë gjithashtu një sërë përfitimesh shtesë dhe të pozicionohet si një lider rajonal në progresin e arritur falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Sipas raportit të UNDP-së, strategjitë kombëtare për inteligjencën artificiale duhet të krijojnë një ekuilibër mes sektorëve konkurrues në nivel global dhe atyre që janë me rëndësi jetike për punësimin dhe kohezionin social, pa harruar përshtatjen me nevojat e brendshme të vendit. Mekanizmat e tregut, të tilla si garancitë për kreditë financiare, mund të nxisin investimet duke e drejtuar njëkohësisht novacionin drejt rezultateve që preferohen nga shoqëria. Politikat fiskale duhet të nxisin përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë të atillë që nuk cenon punën e denjë dhe mbështet ata punonjës që kanë humbur ose ndryshuar vendin e punës për shkak të automatizimit. Këto qasje duhet të shoqërohen me investime në kapacitetet njerëzore, duke garantuar kështu që njerëzit të zotërojnë aftësitë e duhura me qëllimin e një bashkëjetese të suksesshme krah inteligjencës artificiale.
 

regulloret strikte janë me rëndësi thelbësore për të garantuar zhvillimin e inteligjencës artificiale në mënyrë etike, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Nevojiten masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për të trajtuar paragjykimet e qenësishme kundrejt sistemeve të inteligjencës artificiale, duke nxitur njëkohësisht besimin dhe novacionin e qëndrueshëm, si dhe duke u ardhur në ndihmë vendeve që të kapërcejnë atë që raporti e përshkruan si një “thikë me dy presa për sa i përket zhvillimit”, ku mënyrat tradicionale të zhvillimit përmes prodhimit dhe eksporteve po ngushtohen për shkak të automatizimit dhe tensioneve tregtare. Nëse zgjedhin bashkëveprimin në vend të konkurrencës midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale, kombet mund t’i zgjerojnë mundësitë për zhvillim në vend që t’i kufizojnë ato.

Ne në UNDP po ofrojmë një sërë shërbimesh për t'u ardhur në ndihmë qeverive në hartimin e strategjive dhe kuadrove rregullatore kombëtare për inteligjencën artificiale. Vlerësimi ynë i Situatës me Inteligjencën Artificiale analizon gatishmërinë e një vendi, duke identifikuar nevojat në fushën e etikës, të qeverisjes dhe atë rregullatore. Laboratori i Kapaciteteve Dixhitale i pajis zyrtarët publikë me aftësitë e nevojshme për të përdorur dhe menaxhuar me efikasitet inteligjencën artificiale. Në Shqipëri, Projekti Pilot i UNDP-së “Inteligjenca Artificiale për Qeverisjen Vendore” po i pajis autoritetet e qeverisjes vendore me aftësi në fushën e inteligjencës artificiale për të ofruar shërbime me në fokus qytetarin, përmes trajnimeve të personalizuara dhe vlerësimeve të nevojave.

Në rang global, ne po nxisim partneritete të tilla si Qendra e Inteligjencës Artificiale për Zhvillimin e Qëndrueshëm e miratuar nga G7, në bashkëpunim me qeverinë e Italisë, e cila u bë publike në qershor të vitit 2025, si dhe Inteligjenca Artificiale për Partneritetin me Donatorët për Zhvillim e cila forcon ekosistemet e inteligjencës artificiale në nivel lokal. Bashkëpunimet me partnerë si Samsung po i fuqizojnë të rinjtë me aftësi në fushën e inteligjencës artificiale, të kodimit dhe programimit, ndërkohë që Programi i Akseleratorit për Gjuhët Lokale (Local Language Accelerator Program) po nxit diversitetin gjuhësor të inteligjencës artificiale dhe mund të sjellë përfitime të veçanta për rajonin.  

Si përfundim, se çfarë drejtimi do të marrë një vend nën ndikimin e inteligjencës artificiale është një çështje zgjedhjeje: Mund të zgjedhim të ecim përpara me vizion të qartë dhe optimizëm ose t’i lëmë mundësitë të na shkasin nga duart.