UNDP Albania
Human Development progress slows to a 35-year low according to UN Development Programme report
July 31, 2025
Human Development Report 2025
Sixty percent of people hopeful Artificial Intelligence will create new job opportunities
Human development progress is experiencing an unprecedented slowdown according to a new report released today by the United Nations Development Programme (UNDP). The report shows how Artificial Intelligence (AI) could reignite development.
While Europe and Central Asia maintain a strong HDI (0.818), the region faces slowing growth since 2020, mirroring a global trend where the post-pandemic recovery has been uneven.
Human Development Insights Albania
Albania's HDI value for 2023 is 0.810, placing the country from “High human development” in the “Very High human development" category and positioning it at 71 out of 193 countries and territories. The Gender Development Index (GDI) for Albania shows a female HDI value of 0.794 and a male HDI value of 0.824, resulting in a GDI value of 0.963, placing it into Group 2. The Inequality-adjusted HDI (IHDI) reveals a loss of 12.96 percent due to inequality, lowering the HDI to 0.705. The Gender Inequality Index (GII) ranks Albania 35 out of 172 countries with a value of 0.107.
Instead of seeing sustained recovery following the period of exceptional crises of 2020-2021, the report reveals unexpectedly weak progress even in Europe and Central Asia, where the HDI (0.818) remains above the global average (0.756). Excluding those crisis years, the meagre rise in global human development projected in this year’s report is the smallest increase since 1990.
The 2025 Human Development Report -"A matter of choice: people and possibilities in the age of Artificial Intelligence (AI)" analyses development progress across a range of indicators known as the Human Development Index (HDI), which encompasses achievements in health and education, along with levels of income. Projections for 2024 reveal stalled progress on the HDI in all regions across the world.
Europe and Central Asia’s inequality-adjusted HDI loss (12.1%) is lower than the global average (22%). However, this average mask significant difference between countries, as losses from inequalities range between 6.4 and 17.0. Aging populations and AI-driven services pose new threats human development inequalities, especially in healthy life expectancy and relevance of skills.
Beyond the alarming rate of deceleration in global development, the report finds widening inequalities between rich and poor countries. As traditional paths to development are squeezed by global pressures, decisive action is needed to move the world away from prolonged stagnation on progress.
“For decades, we have been on track to reach a very high human development world by 2030, but this deceleration signals a very real threat to global progress,” said Achim Steiner, UNDP Administrator. “If 2024’s sluggish progress becomes ‘the new normal’, that 2030 milestone could slip by decades – making our world less secure, more divided, and more vulnerable to economic and ecological shocks.”
For the fourth year in a row inequality between Low HDI and Very High HDI countries continues to increase, according to the report. This reverses a long-term trend that has seen a reduction in inequalities between wealthy and poor nations.
Development challenges for countries with the lowest HDI scores are especially severe - driven by increasing trade tensions, a worsening debt crisis and the rise of jobless industrialization.
“Amidst this global turmoil, we must urgently explore new ways to drive development,” Mr. Steiner said. “As Artificial Intelligence continues its rapid advance across so many aspects of our lives, we should consider its potential for development. New capabilities are emerging almost daily, and while AI is no panacea, the choices we make hold the potential to reignite human development and open new pathways and possibilities.”
The report contains the results of a new survey that showed people are realistic yet hopeful about the change AI can bring.
Half of respondents worldwide think that their jobs could be automated. An even larger share—six in ten— expect AI to impact their employment positively, creating opportunities in jobs that may not even exist today.
Only 13 percent of survey respondents fear AI could lead to job losses. In contrast, in low- and medium-HDI countries, 70 percent expect AI to increase their productivity, and two thirds anticipate using AI in education, health, or work within the next year.
The report advocates for a human-centered approach to AI – which has the potential to fundamentally redesign approaches to development. The survey results show that across the world people are ready for this kind of ‘reset’.
The report outlines three critical areas for action:
- Building an economy where people collaborate with AI rather than compete against it
- Embedding human agency across the full AI lifecycle, from design to deployment
- Modernizing education and health systems to meet 21st-Century demands
Democratization of AI is already underway. Around one in five of survey respondents report already using AI. And two-thirds of respondents across lower human development countries anticipate using AI in education, health, or work within the next year. That makes closing electricity and internet gaps more urgent than ever, so no one is excluded from emerging possibilities. Yet, access alone is not enough: the real divide will hinge on how effectively AI complements and augments what people do.
"The choices we make in the coming years will define the legacy of this technological transition for human development," said Pedro Conceição, Director of UNDP’s Human Development Report Office. "With the right policies and focus on people, AI can be a crucial bridge to new knowledge, skills, and ideas that can empower everyone from farmers to small business owners."
The 2025 Human Development Report is available at https://hdr.undp.org/content/human-development-report-2025
The 2025 Human Development Insights for Albania is available here: Specific country data | Human Development Reports
Media Contacts
Nora Kushti | nora.kushti@undp.org | +355 79 2029 0253
****
About UNDP: UNDP is the leading United Nations organization fighting to end the injustice of poverty, inequality and climate change. Working with our broad network of experts and partners in 170 countries, we help nations to build integrated, lasting solutions for people and the planet. Learn more at undp.org or follow at @UNDP.
Versioni Shqip
Progresi i zhvillimit njerëzor është ngadalësuar në pikën më të ulët të 35 viteve të fundit sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
Gjashtëdhjetë për qind e njerëzve kanë shpresë se inteligjenca artificiale do të krijojë mundësi të reja punësimi
Progresi i zhvillimit njerëzor po regjistron një ngadalësim të paprecedentë sipas një raporti të ri të publikuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Raporti tregon se si inteligjenca artificiale (IA) mund të “rindezë” zhvillimin.
Edhe pse Evropa dhe Azia Qendrore ruajnë një nivel të lartë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (0,818), rajoni përballet me një rritje të ngadaltë që nga viti 2020, duke pasqyruar tendencën globale ku rimëkëmbja pas pandemisë ka qenë e pabarabartë.
Të dhënat për zhvillimin njerëzor në Shqipëri
Vlera e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri për vitin 2023 është 0,810, duke e pozicionuar vendin nga kategoria “Zhvillim njerëzor i lartë” në kategorinë “Zhvillim njerëzor shumë i lartë” dhe e rendit atë në vendin e 71 nga 193 shtete dhe territore. Indeksi i Zhvillimit Gjinor (GDI) për Shqipërinë tregon një vlerë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor për femrat prej 0,794 dhe një vlerë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor për meshkujt prej 0,824, çka rezulton në një GDI prej 0,963, duke e vendosur Shqipërinë në Grupin 2. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i rregulluar sipas pabarazisë (IHDI) tregon një humbje prej 12,96 për qind për shkak të pabarazisë, duke e ulur Indeksin e Zhvillimit Njerëzor në 0,705. Indeksi i Pabarazisë Gjinore (GII) e rendit Shqipërinë në vendin e 35-të nga 172 vende, me një vlerë prej 0,107.
Në vend që të shihnim një rimëkëmbje të qëndrueshme pas periudhës së krizave të jashtëzakonshme të viteve 2020-2021, raporti tregon një progres çuditërisht të dobët edhe në Evropë dhe Azinë Qendrore, ku Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (0,818) mbetet mbi mesataren globale (0,756). Me përjashtim të viteve të krizës, rritja e dobët në nivelin global të zhvillimit njerëzor që projektohet në raportin e këtij viti, është rritja më e vogël që nga viti 1990.
Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2025 - “Zgjedhja është e jona: Njerëzit dhe mundësitë në epokën e inteligjencës artificiale (IA)” analizon progresin në nivelin e zhvillimit përmes një sërë treguesish të njohur si Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI), i cili përfshin arritjet në shëndetësi dhe arsim, si dhe nivelet e të ardhurave. Projeksionet për vitin 2024 tregojnë një rënie të progresit të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor në të gjitha rajonet në mbarë botën.
Humbja në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të rregulluar sipas pabarazisë në Evropë dhe Azinë Qendrore (12,1%) është më e ulët se mesatarja globale (22%). Megjithatë, kjo mesatare fsheh ndryshimet e ndjeshme midis shteteve, pasi humbjet nga pabarazia variojnë nga 6,4 deri në 17,0. Plakja e popullsisë dhe shërbimet e orientuara nga IA-ja paraqesin rreziqe të reja për pabarazi në zhvillimin njerëzor, veçanërisht në aspektin e jetëgjatësisë së shëndetshme dhe përshtatshmërisë së aftësive.
Përtej shkallës alarmante të ngadalësimit në zhvillimin njerëzor, raporti identifikon thellim të pabarazisë midis shteteve të pasura dhe atyre të varfra. Duke pasur parasysh se shtigjet tradicionale drejt zhvillimit po ngushtohen nga presionet globale, nevojiten veprime vendimtare për të tejkaluar stanjacionin e tejzgjatur në nivelin e progresit.
“Për dekada, më konkretisht deri në vitin 2030, ne kemi qenë në rrugën e duhur drejt arritjes së një niveli shumë të lartë të zhvillimit njerëzor në botë, por ky ngadalësim sinjalizon një kërcënim mjaft real kundrejt progresit global,” është shprehur Achim Steiner, Administrator i UNDP-së. “Nëse progresi i ngadaltë i vitit 2024 kthehet në një “normale të re”, synimi i vendosur për vitin 2030 mund të shtyhet me dekada, duke e bërë botën tonë më pak të sigurt, më të përçarë dhe më të cenueshme nga goditjet ekonomike dhe ekologjike.”
Sipas raportit, për vitin e katërt me radhë, ka vijuar të rritet pabarazia midis shteteve me Indeks të Zhvillimit Njerëzor të ulët dhe atyre me Indeks të Zhvillimit Njerëzor shumë të lartë. Kjo përmbys një tendencë afatgjatë që kishte regjistruar një ulje të pabarazive midis kombeve të pasura dhe atyre të varfra.
Sfidat e zhvillimit për shtetet me nivelet më të ulëta të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor janë veçanërisht të vështira dhe nxiten nga tensionet tregtare në rritje, përkeqësimi i krizës së borxhit dhe fenomeni i rritjes së industrializimit pa rritje të punësimit.
“Midis këtyre vështirësive globale, ne duhet të eksplorojmë menjëherë mënyra të reja për të nxitur zhvillimin,” deklaroi z. Steiner. “Ndërkohë që inteligjenca artificiale vazhdon të rritet me shpejtësi në shumë aspekte të jetës sonë, ne duhet të shqyrtojmë potencialin e saj për zhvillim. Pothuajse çdo ditë lindin mundësi të reja dhe pavarësisht se IA-ja nuk është zgjidhja e çdo problemi, zgjedhjet që ne bëjmë kanë potencialin për të rindezur zhvillimin njerëzor dhe për të hapur shtigje dhe mundësi të reja.”
Raporti përmban rezultatet e një ankete të re që tregon se njerëzit janë realistë. por shpresëplotë rreth ndryshimeve që mund të sjellë IA-ja.
Gjysma e të anketuarve në mbarë botën mendojnë se punët e tyre mund të automatizohen. Një pjesë akoma më e madhe, gjashtë nga dhjetë, presin që IA-ja të ndikojë pozitivisht në punësimin e tyre, duke krijuar mundësi të reja për punë që mund të mos ekzistojnë akoma në ditët e sotme.
Vetëm 13 përqind e të anketuarve shprehin frikë se IA-ja mund të çojë në humbje të vendeve të punës. Nga ana tjetër, në shtetet me Indeks të Zhvillimit Njerëzor të ulët dhe mesatar, 70 për qind presin që IA-ja të rrisë produktivitetin e tyre dhe dy e treta parashikojnë përdorimin e IA-së në arsim, shëndetësi ose në punë brenda vitit të ardhshëm.
Raporti mbështet qasjen drejt IA-së por me në qendër njeriun, pasi kjo ka potencialin për të rimodeluar rrënjësisht qasjet ndaj zhvillimit. Rezultatet e anketës tregojnë që njerëzit në mbarë botën janë gati për këtë lloj “fillimi të ri”.
Raporti përshkruan tre zona kritike për veprim:
- Ndërtimi i një ekonomie ku njerëzit bashkëpunojnë me IA-në në vend se të konkurrojnë kundër saj
- Integrimi i veprimtarisë njerëzore në të gjithë ciklin e jetës së IA-së, nga projektimi e deri tek aplikimi
- Modernizimi i sistemeve arsimore dhe shëndetësore për të përmbushur kërkesat e shekullit të 21
Demokratizimi i IA-së është tashmë në zbatim e sipër. Rreth një në pesë të anketuar raportojnë se e kanë përdorur tashmë IA-në. Gjithashtu, dy të tretat e të anketuarve në shtetet me zhvillim më të ulët njerëzor parashikojnë përdorimin e IA-së në arsim, shëndetësi ose në punë brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se eliminimi i hendekut në fushën e energjisë elektrike dhe të internetit është një çështje më urgjente se kurrë, në mënyrë që askush të mos përjashtohet nga mundësitë e reja. Megjithatë, nuk mjafton thjesht të pasurit akses: dallimi i vërtetë do të bazohet në efikasitetin e IA-së në plotësimin dhe përmirësimin e gjërave që mund të bëjnë njerëzit.
“Zgjedhjet që do të bëjmë në vitet në vijim do të përcaktojnë trashëgiminë e këtij tranzicioni teknologjik për zhvillimin njerëzor,” është shprehur Pedro Conceição, Drejtor i Zyrës për Raportin e Zhvillimit Njerëzor pranë UNDP-së. “Me politikat e duhura dhe fokusin te njerëzit, IA-ja mund të bëhet një urë thelbësore drejt njohurive, aftësive dhe ideve të reja që mund të fuqizojnë këdo, nga fermerët e deri te pronarët e bizneseve të vogla.”
Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2025 është i disponueshëm në https://hdr.undp.org/content/human-development-report-2025
Të dhënat e zhvillimit njerëzor në Shqipëri për vitin 2025 janë të disponueshme këtu: Të dhënat specifike për vendet | Raportet e Zhvillimit Njerëzor
Personat e kontaktit për mediat
Nora Kushti | nora.kushti@undp.org | +355 79 2029 0253
****
Rreth UNDP-së: UNDP-ja është organizata kryesore e Kombeve të Bashkuara që lufton për t'i dhënë fund padrejtësisë së varfërisë, pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike. Duke punuar me rrjetin tonë të gjerë të ekspertëve dhe partnerëve në 170 vende, ne ndihmojmë kombet të ndërtojnë zgjidhje të integruara dhe afatgjatë për njerëzit dhe planetin. Mësoni më shumë në undp.org ose na ndiqni në @UNDP.