Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes Programit të Tregut Aktiv të Punës 3 (PTAP3), në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në Kosovë dhe me mbështetje financiare nga Gjermania, hap thirrjen për aplikime për Skemën Mbështetëse për Zgjerim të Biznesit (BESS) për përfituesit e riatdhesuar të mbështetur gjatë viteve 2018-2020 në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Mbështetja e Programit

Programi synon të mbështesë personat e riatdhesuar që kanë përfituar më parë (gjatë viteve 2018-2020) nga programi i vetëpunësimit, të cilët janë ende funksionale dhe tani synojnë t’i zgjerojnë bizneset e tyre. Bizneset më me shumë qëndrueshmëri dhe potencial zgjerimi janë identifikuar përmes  hulumtimit të vlerësimit të nevojave të bizneseve aktive te mbështetura gjate viteve 2018-2020. Të gjitha bizneset e identifikuara me potencial zgjerimi kontaktohen drejtpërdrejt dhe i gjithë procesi aplikimit është konkurrues ne mes atyre që janë identifikuar me potencial zhvillimi nga raporti vlerësimit te nevojave. Programi do të mbështesë me pako të mjeteve dhe pajisjeve aplikacionet më të mira të bizneseve të përzgjedhura. Mbështetja e programit konsiston në mbështetjen e zgjerimit të bizneseve, cilësinë e tyre, qëndrueshmërinë e aktiviteteve, si dhe krijimin e vendeve të punës. I gjithë procesi i aplikimit  është i hapur, konkurrues dhe pa pagës.

Aplikantët e pranueshëm

Programi është dizajnuar për biznese aktive të regjistruara, për personat e riatdhesuar nga lista e bizneseve aktive të regjistruara dhe përfitues të mëparshëm nga programi i riintegrimit gjatë viteve 2018-2020, dhe bazohet në raportin e hulumtimit  nga  rezultatet e vlerësimit të nevojave individuale, i cili është realizuar gjatë muajit shtator 2022. Programi do të mbështesë vetëm aplikacionet e suksesshme për zgjerim të biznesit duke ofruar pako mbështetëse me mjete/pajisje për zgjerimin e aktiviteteve në prodhim/shërbime duke ofruar mbështetje për aplikacionet e bizneseve që kanë shanset më të larta për të pasur sukses ne treg. Aplikantët duhet të aplikojnë me një propozim të qartë dhe me tregues specifikë për programin e zgjerimit. Aplikantët janë të obliguar të aplikojnë personalisht dhe të marrin pjesë në program, pasiqe janë  drejtpërdrejt të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjerimit të biznesit të tyre.  

Bizneset e pranueshme për programin:

-    Bizneset e pranueshme janë vetëm ato që janë përzgjedhur përmes hulumtimit të vlerësimit të nevojave  individuale për zgjerim biznesi zhvilluar gjatë muajit shtator 2022, te cilat do te kontaktohen nga programi për mundësinë e aplikimit.
-    Të gjithë bizneset e pranueshme duhet të jetë në listën e profileve/sektorëve të programit.
-    Shuma e bashkëfinancimit (minimumi 500.00 euro) është  obligative për çdo aplikant.
-    Për zgjerimin e biznesit aplikuesit duhet të aplikojnë vetëm për një profil që lidhet me aktivitetin aktual të biznesit (si psh. Profili aktual zdrukthëtar/mobileri mund të aplikojë për zgjerim për pakon e pajisjeve për profilin e metalpunuesit ose për paketën e mjeteve për zdrukthëtar për ta rritur veprimtarin e shërbimit ose prodhimit). 
-    Aplikanti duhet të zgjedhë vetëm një nga ato profile të listuara për zgjerim biznesi si dhe duhet ta dëshmoj lidhshmërinë e profilit aktual te biznesit me  profilin ne cilin aplikon për zgjerim ( aplikacionet qe nuk ndërlidhen me biznese aktuale nuk do te shqyrtohen).


Prioritet do t’u jepet aplikanteve: 
-    Gra,
-    persona nga zonat rurale,
-    persona me aftësi të kufizuara,
-    grupe të pakicave etnike.

Aktivitetet e pranueshme të biznesit të mbështetura me pako të mjeteve dhe pajisjeve për aktivitetet e zgjerimit të biznesit janë si më poshtë (duhet të përcaktoheni vetëm për njërën):

 Floktari/Thonj

Instalues i ngrohjes qendrore Zhvillimi i ueb-faqeve, riparimi i kompjuterëve dhe telefonave celular

Floktari/Depilim 

 Instalues i sanitarisë/qeramikës

Auto-Ngjyrosje

Përgatitja e ëmbëlsirave

Instalues elektrik Auto-mekanik

Përgatitja e ushqimeve të shpejta/Fast Food

 Murator

 Gomister

Suvatues /Fasadues Zdrukthëtar/Mobileri Auto-larje
Saldues/Metalpunues Pastrim gjeneral

 Pajisje Rrobaqepësie

Berber    

 

Procesi i Vlerësimit:

PTAP3/UNDP do të realizoj vlerësimin administrativ dhe teknik për të gjitha  aplikacionet me propozime  për zgjerim te biznesit. Pas procesit të vlerësimit, për propozimet e biznesit të vlerësuara si më të mirat dhe me rezultatin më të lartë. Aplikantët duhet të sigurojnë një kontribut bashkëfinancimi prej të paktën 500.00 eurosh. Aplikantët që bashkëfinancojnë më shumë do të marrin pikë shtesë në vlerësimin e propozimit të biznesit. Pas procesit të vlerësimit, aplikantët e suksesshëm do të informohen me email dhe do të marrin të gjitha informatat për procesin që do të ndiqet, duke përfshirë nënshkrimin e kontratës dhe pranimi e pakos se mjeteve dhe pajisjeve.

Shfrytëzimi i pakos se mjeteve/pajisjeve  

Programi do të ofrojë pako të mjeteve dhe pajisjeve për çdo aplikacion me  propozim biznesi të zhvilluar me sukses dhe që është aprovuar gjatë procesit të përzgjedhjes. Çdo profil i mbështetur nga programi do të përmbajë pako identike të mjeteve dhe pajisjeve për aktivitetin e zgjerimit të biznesit në profilin e përzgjedhur. Veç kësaj, programi do të ofrojë asistencë teknike, mentorim dhe këshillim pas aprovimit të zgjerimit të biznesit.

Shpenzimet e pranueshme të bashkëfinancimit dhe obligimet 

Pako e mjeteve dhe pajisjeve do të përdoret vetëm për zbatimin e zgjerimit të biznesit dhe do të sigurohet nga Programi nëpërmjet listës së miratuar të mjeteve dhe pajisjeve sipas profilit. 
Bashkëfinancimi do të mbulohet nga aplikantet, dhe përfshin:
-    Bashkëfinancimi do të deklarohet në aplikacionin për zgjerimin e biznesit.
-    Pas përzgjedhjes, kompania duhet të kërkojë leje dhe aprovim nga UNDP  për ta justifikuar bashkëfinancimin i cili do të përdoret vetëm për lëndë të parë, pajisje shtesë dhe marketing. 
-    Pas lejes/aprovimit nga UNDP kompania duhet të sigurojë fatura në mënyrë që të kualifikohet për të marrë paketën e mjeteve dhe pajisjeve nga programi.
-    Faturat e siguruara për të vërtetuar përdorimin e shumës së bashkëfinancimit të obligueshëm duhet të përdoren vetëm sipas përshkrimit të propozimit të Biznesit dhe të mbajnë data brenda kornizës së procesit të përzgjedhjes, kompania duhet të kërkojë leje dhe aprovim nga UNDP.
-    Kompania do ta mbajë vetë çdo përgjegjësi për çdo kosto shtesë që mund të paraqitet gjatë zbatimit te programit.

Programi nuk do të pranojë si bashkëfinancim sa vijon:

-    Zëvendësimi i mjeteve dhe pajisjeve të mëparshme, të ndara kur është krijuar biznesi.
-    Sende të imta, pjesë rezervë, mjete të vetme, mjete pune individuale.
-    Rinovim, qira ,paga.
-    Blerje të makinerive, mjeteve dhe pajisjeve të përdorura ose të rinovuara.
-    Makineri të blera përpara datës së aplikimit të programit.
-    Blerje të ndonjë mjeti transportues. 
-    Çdo shpenzim që nuk ka lidhje me biznesin e propozuar, si dhe pagat e të punësuarve
-    Pajisjet jo mjedisore me emetime të larta, kërkesat standarde të BE-së për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve nga shpenzimet e pranueshme sipas grantit mund të mbulohen nga kontributi personal i aplikantit dhe forma të tjera financimi si kredi, hua etj. 
 
Mbulimi gjeografik:

Programi do të zbatohet në mbarë Kosovën.

Si të aplikoni:

Formulari i aplikimit është i disponueshëm online dhe mund ta shkarkoni këtu: Formulari i aplikimit për zgjerim biznesi.  Të gjitha bizneset që janë përzgjedhur përmes hulumtimit të vlerësimit të nevojave  individuale për zgjerim biznesi zhvilluar gjatë muajit shtator 2022, me potencial për zgjerim do ju dërgohet qasja për aplikim, përmes sms. Të gjithë aplikantët duhet ta dorëzojnë aplikacionin e plotesuar për zgjerim  të biznesit dhe dokumentet mbështetëse, përmes e-mailit në:  bess.ks@undp.org.

Afati për dorëzim është nga 11 tetor deri më 31 tetor 2022.

Informata shtesë

Nuk do të shqyrtohet asnjë aplikim që nuk është i plotësuar dhe bie jashtë kritereve të kësaj thirrje për aplikim.

Rreth Projektit PTAP3 të UNDP-së në Kosovë

PTAP3 synon të krijojë lidhje të qëndrueshme për përshpejtimin e biznesit dhe të mundësojë zhvillimin e shkathtësive për të reja dhe të rinj që janë punëkërkues të papunë në tregun e punës në Kosovë, dhe të dy misionet fokusohen veçanërisht tek punëkërkuesit e riatdhesuar. 
Duke pasur një qasje të dyfishtë, projekti do të targetojë bizneset e krijuara në kuadër të Programit të Vetëpunësimit (PVP) dhe do të krijojë mundësi shtesë për rritje dhe punësim për punëkërkuesit e riatdhesuar përmes një Skeme Mbështetëse për Zgjerim të Biznesit (BESS). Më tej, projekti do të ofrojë shërbime të integruara që ofrojnë shtigje për të rinjtë e kualifikuar dhe të përgatitur për punët e së ardhmes në epokë digjitale nëpërmjet Programit për Shkathtësi Digjitale (PSHD). Si pjesë e kësaj mbështetjeje, të rejat dhe të rinjtë nga Kosova do të pajisen me shkathtësi për programim dhe në TIK, duke u siguruar pozicionim të shkëlqyer në tregun digjital të punës në Kosovë.

Shpallja e rezulteteve