PUBLIC CALL – CSO REPRESENTATIVES Evaluation Committees | ReLOaD3 Albania

UNDP Albania

January 14, 2026
ReLOaD3 Programme

PUBLIC CALL – CSO REPRESENTATIVES

UNDP Albania

The EU-funded ReLOaD3 Project, implemented by UNDP, invites Civil Society Organizations (CSOs) to nominate representatives to serve on Evaluation Committees for the First Public Call for CSO projects in seven partner municipalities: Berat, Divjakë, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, and Vlorë.

Each committee will include one CSO representative with voting rights, ensuring a transparent and impartial project selection process. Evaluations are expected to take place January–March 2026 and last 1–3 days per municipality.

Eligibility:

CSO members or full-time staff registered in Albania with experience in project evaluation and/or implementation, knowledge of public funding mechanisms and PCM, and good command of Albanian and English.

How to apply:

Send CV, Motivation Letter (with availability and preferred municipality), and CSO authorization letter in Albanian to reload.al@undp.org.

The role is pro bono; basic costs (travel, accommodation, meals) are covered.

CSOs affiliated with selected representatives cannot apply for funding in the respective municipality.

Deadline: 22 January 2026


THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË PROJEKTIT ReLOaD3 NË 7 BASHKITË PARTNERE

Qëllimi kryesor i projektit ReLOaD3, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendim-marrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Projekti ReLOaD3 ka partneritet me shtatë bashki në Shqipëri, konkretisht me bashkitë: Berat, Divjakë, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë dhe bashkëpunon për adoptimin e një qasjeje transparente, të orientuar drejt zhvillimit dhe të bazuar në projekte për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve).

Në këtë kuadër, projekti ReLOaD3 në Shqipëri dhe shtatë bashkitë partnere të tij, do të hapin së shpejti Thirrjen e parë publike për organizatat e shoqërisë civile. Nëpërmjet kësaj thirrje ftohen OShC-të të aplikojnë me projekte sipas kritereve të shpalljeve publike të secilës bashki. Me qëllim, vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të ngrihet një komision vlerësimi në secilën bashki, ku ka edhe një parfaqësues të OShCve.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, projekti ReLOaD3 shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në 7 bashkitë partnere në Shqipëri: Berat, Divjakë, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë.

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OShCtë, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajt Janar –Mars 2026. Vlerësimi do të kryhet sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga projekti ReLOaD3 dhe mund të zgjasë 1-3 ditë për secilën bashki.

Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
•    Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD3;
•    Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
•    Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
•    Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

•    Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi; 
•    Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
•    Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të;
•    Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
•    Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: reload.al@undp.org:

•    CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
•    Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, duke specifikuar edhe bashkinë/bashkitë ku preferon të përfshihet)
•    Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OShC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OShC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pro bono/pa pagesë. Projekti do të mbulojë shpenzimet bazë, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe vaktet gjatë procesit të vlerësimit.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të projektit ReLOaD3 në bashkinë për të cilën kandidati është përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 22 Janar 2026.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: reload.al@undp.org