Thirrje publike për komunat për pjesëmarrje në projektin "Fuqizimi i Këshillave Komunal - Faza 2"

February 1, 2023

 

ProjektiFuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2” është i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa e implementon dhe bashkë-financon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Partnerë tjerë në realizimin e projektit, janë Ministria e Financave, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Shoqata e punëtorëve financiarë (AFO), UN Women, NALAS, organizatat e shoqërisë civile, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi kryesor i projektit është avancimi i mbështetjes së sistemit për zhvillimin e qeverisjes lokale, kryesisht duke forcuar këshillat komunal të cilat do të jenë në gjendje të përmbushin në mënyrë efektive rolet e tyre të caktuara të përfaqësimit, mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes komunale përmes përfshirjes së qytetarëve në mënyrë aktive.

Për më tepër, projekti synon edhe përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, decentralizimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në bashkësitë lokale, duke përmirësuar politikat zhvillimore dhe kornizën ligjore për zhvillimin lokal dhe decentralizimin, digjitalizimin e shërbimeve komunale, rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në niveli lokal, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Promovimi i parimeve të barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta për të gjithë, kohezionit social, mbrojtjes së mjedisit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndër-sektorial janë pjesë e temave transversale të këtij projekti.

Komponentët kryesorë të projektit në realizimin e të cilëve komunat do të përfshihen si partnerë dhe shfrytëzues të projektit janë:

  • Përmirësimi sistematik dhe i qëndrueshëm i punës së këshillave komunale dhe avancimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale;
  • Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve për demokraci të qëndrueshme lokale dhe përmirësimi i jetës së të gjithë qytetarëve (gra dhe burra);
  • Përmirësimi i shërbimeve komunale përmes zbatimit të teknologjisë dhe inovacionit.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit nga viti 2022 deri në vitin 2027, gjithsej 40 komuna do të përfshihen drejtpërdrejt në zbatimin e projektit. Komunat partnere do të zgjidhen përmes thirrjeve publike dhe në bazë të kritereve të paracaktuara për përzgjedhje (komuna urbane dhe rurale, numër i ndryshëm i banorëve, komuna nga rajone të ndryshme planore, komuna të udhëhequra nga pozita dhe opozita, etj.).

Kjo Thirrje për paraqitje të interesit për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza 2”, u dedikohet komunave që nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në kuadër të fazës së parë të projektit në periudhën 2016-2021, si dhe komunat të cilat janë zgjedhur në vitin 2022.

Në këtë thirrje, në bazë të kushteve të parashikuara dhe përmbushjes së kritereve për përzgjedhje, do të zgjidhen gjithsej 10 komuna të cilat do të përfshihen drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve të projektit gjatë viteve 2023 dhe 2024. Me komunat e zgjedhura UNDP do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi, sipas të cilit përcaktohen aktivitetet dhe detyrimet e palëve të përfshira.

Kohëzgjatja e aktiviteteve me dhjetë komunat e reja të përzgjedhura është 15 muaj, dhe të njëjtat është planifikuar të fillojnë me implementim në Prill, 2023 dhe të përfundojnë në Qershor, 2024.

DOKUMENTE PËR APLIKIM

Dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i shkarkoni në linqet në vijim:  

Aplikimet duhet dorëzohen në mënyrë elektronike, me e-mail në adresën e mëposhtme të e-mailit: fisnik.shabani@undp.org .

Në mënyrë që aplikimet të kualifikohen për vlerësim, ato duhet të mbërrijnë në adresën e mësipërme të e-mailit jo më vonë se 28 shkurt 2023 deri në orën 16:00.