Thirrje publike për punëdhënësit që të marrin pjesë në trajnime online për zhvillim dhe promovim në sferën digjitale përmes trajnimit të personave të papunë

November 24, 2022

 

A JENI KOMPANI QË KA VIZION DHE NDJEK TRENDET QË IMPONON EPOKA E RE DIGJITALE?

A KENI NEVOJË PËR PUNONJËS APO BASHKËPUNËTORË TË RINJ QË MUND T‘I “KRIJONI” DHE TRAJNONI SIPAS NEVOJAVE TUAJA?

DHE NJËKOHËSISHT...

  •  KENI NEVOJË PËR ADMINISTRATOR RRJETI PËR T‘I LIDHUR PAJISJET E RRJETIT TË KOMPANISË SUAJ?
  • APO KENI NEVOJË PËR NJË PERSON TË MARKETINGUT DIGJITAL?
  •  NDOSHTA DËSHIRONI TË ZHVILLOHENI NË FUSHËN E TREGTISË ELEKTRONIKE APO DËSHIRONI TË KENI E-SHITOREN TUAJ?
  • APO DËSHIRONI TË KENI DIKË NË DISPOZICION PËR TË ANALIZUAR TË DHËNAT SIPAS NEVOJAVE TUAJA?
  •  NDOSHTA JU NEVOJITEN DISA UEB ZGJIDHJE TË ADAPTUESE OSE APLIKACIONE CELULARI?

MË NË FUND, KENI MUNDËSINË TË GJENI PERSON TË RI TË PAPUNË DERI NË 34 VJEÇ DHE T‘I JEPNI SHANSIN PËR TË FITUAR AFTËSI TË REJA DIGJITALE DHE SË BASHKU PËR TË BËHENI PJESË E NJË EKIPI QË FITON.

Ju ofrojmë një mundësi të jashtëzakonshme për bashkëfinancim 70% për trajnimin e të papunëve në kompaninë tuaj. Ju mund të punësoni personin e zgjedhjes suaj ose t‘i përdorni për shërbime të përkohshme dhe të rastësishme në varësi të nevojës. Trajnimet ofrohen në fushën digjitale sipas metodave më moderne të mësimit në distancë. Ato do të drejtohen nga SEMOS Education si një nga qendrat e trajnimit më me përvojë në Maqedoni. Personi i papunë do të trajnohet për të kryer funksionet e mëposhtme dhe t‘i menaxhojë proceset e mëposhtme në kompaninë tuaj:

  • Administrimi i pajisjeve të rrjetit dhe lidhjes së rrjetit - Administrator rrjeti
  • Marketingu digjital dhe menaxhimi i mediave sociale – Marketer digjital
  • E-shitje dhe zhvillimi i e-shitoreve – Specialist i Е- commerce
  • Analiza e të dhënave me Power BI dhe Python - Analist i të dhënave
  •  Zhvillimi i aplikacioneve adaptive në ueb dhe celular me teknologjinë JavaScript – Zhvillues i JavaScript Web

 

MË SHUMË INFORMACION RRETH MASËS SË PUNËSIMIT

  • Thirrje publike për masën e bashkëfinancimit 3.2.c) për trajnime online për zhvillimin e aftësive sipas kërkesës së punëdhënësve (në një zonë të caktuar digjitale).

INSTITUCIONI QË REKLAMON

  • Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit - Krijimi i mundësive për punë për të gjithë - Faza kryesore, financuar përmes Programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

AFATI I REGJISTRIMIT

  • Aplikimi do të bëhet sipas parimit i pari i regjistruar - i pari i shërbyer, deri në plotësimin e vendeve në dispozicion. Punëdhënësit e interesuar mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë këtu.

QËLLIMI

  • Masa synon të ofrojë trajnime online për aftësitë sipas kërkesave të punëdhënësve. Ideja bazë është krijimi, organizimi dhe ofrimi i kurseve të trajnimit për t‘i përmirësuar aftësitë digjitale duke ndjekur një metodologji të mësimit në distancë.

Ekzistojnë 5 lloje kursesh:

  •  Administrimi i pajisjeve të rrjetit dhe lidhjen e rrjetit
  •  Marketingu digjital dhe promovimi në mediat sociale
  •  E-shitjet dhe zhvillimi i e-shitoreve ƒ Analiza e të dhënave me Power BI dhe Python
  •  Zhvillimi i aplikacioneve adaptive në ueb dhe celular me teknologjinë JavaScript

Këto trajnime janë të destinuara për kompanitë që janë të interesuara të trajnojnë të papunët sipas nevojave të tyre për punëtorë të cilët do të kenë aftësitë e duhura digjitale për të realizuar procesin e punës. Këto trajnime do t‘u mundësojnë kandidatëve të interesuar të cilët janë të papunë sipas të dhënave në sistemin APRMV të rrisin punësimin e tyre duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Trajnimi do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësit dhe ofruesit përkatës të trajnimit. Ofruesi i trajnimeve për të gjitha fushat e ofruara është kompania e njohur SEMOS Education.

KONTAKTI:

Informacione të detajuara mund të merren në numrin e telefonit kontaktues: 071 292 002